Ballina Flash

”MV Agusta” hyn në tregun e lëvizjes elektrike

MILANO, 5 korrik /ATSH-ANSA/ – Kompania ”MV Agusta”, marka historike vareze hyn në tregun e lëvizjes elektrike.

“Me këtë lëvizje kompania shkon drejt në tregun praktikisht të paprekur të asaj klientele të sofistikuar urbane që vlerësojnë markën për estetikë dhe cilësi”, shpjegon strategjinë e saj kjo kompani.

Biçikletat elektrike do të jenë të parat që do të futen në treg, të ndjekura nga skuterët.

Emri AMO u zgjodh për serinë e parë të e-bikes të markës, për të kujtuar dashurinë e ”MV Agusta”-s për botën e dy rrotave.

Dy modelet e para në rang do të jenë RR dhe RC, vetëm 15,5 kg dhe të dy të pajisur me motor 250w Mahle.

Shpejtësia maksimale e asistuar prej 25 km/h, e një baterie Panasonic 250w që do të garantojë një distancë prej 75 kilometrash me një ngarkesë të vetme dhe komponentë të nivelit të lartë siç janë gomat ”Pirelli”, dy frenat me disk ”Magura” dhe rripin e transmetimit të karbonit ”Gates”.

“Sektori i motoçikletave është bërë pjesë e një tregu të vetëm të zgjeruar për lëvizjen që përfshin të gjitha llojet e automjet me dy rrota. Ekziston një kërkesë në rritje për zgjidhje lëvizshmërie të arritshme, të lehta dhe miqësore me mjedisin, sidomos në qendrat e mëdha urbane”, komenton Timur Sardarov, shef i ”MV Agusta Motor”.

”Ka ardhur koha që ne të shfrytëzojmë potencialin e plotë të markës ‘MV Agusta’ dhe atë për të cilën ajo përfaqëson. Shpejtësia, cilësia e punës dhe inxhinieria e lartë, përveç dizajnit italian”, shtoi ai. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Vlorës, Dritan Marku
Artikulli tjetërSpitali rajonal i Kukësit/ Punësimi i mjekëve specialistë forcon shërbimin në specialitete të munguara më parë