Ballina Flash

Ronaldo edhe ylli i Instagramit

MADRID, 3 korrik /ATSH-MIA/ – Një nga futbollistët më të mirë të botës, Cristiano Ronaldo u ngjit në majë për sa i përket të ardhurave nga reklamat në profilin e tij në Instagram duke larguar aktorin amerikan Dweyn Johnson.

”Futbollisti portugez 36-vjeçar, i cili ka 308 milionë ndjekës në Instagram, mund të kërkojë 1,6 milionë dollarë për një postim reklamues në profilin e tij”, tha kompania “Hopper HQ”, e cila merret me marketingun e rrjeteve sociale.

Aktori Johnson, i njohur me pseudonimin “The Rock”, mund të fitojë 1,52 milionë dollarë për një reklamë në Instagram, në të cilin ka 280 milionë ndjekës.

Në vendin e tretë është këngëtarja amerikane e muzikës pop Ariana Grande, e cila për një reklamë në profilin e saj në Instagram mund të mbledhë 1,51 milionë dollarë.

Futbollisti argjentinas Lionel Messi (224 milionë ndjekës) nga një reklame në profilin e tij në Instagram mund të fitojë 1,1 milionë dollarë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjykata e Fierit sekuestron 3 llogari bankare të nënës së 30-vjeçarit të arrestuar në Greqi për trafik droge
Artikulli tjetërKlosi në Kavajë: Aplikimet për stacionet e plazhit rihapen të hënën, do të zgjasin 5 ditë