Ballina Bota

SEUL – Dy Koretë kërkojnë rinisjen e bisedimeve

SEUL, 2 korrik /ATSH-ANSA/ – Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in shkëmbeu letra personale me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, në një përpjekje për rifillimin e bisedimeve.

”Në këto letra gjithashtu shkruhet për mundësinë e një samiti virtual mes dy vendeve,  vendosur që përpara takimit të Moon Jae-in, në maj, me presidentin amerikan, Joe Biden, raportoi ”JoongAng Ilbo”, një nga gazetat kryesore të Koresë së Jugut.

Megjithatë, ministri koreano-jugor i Bashkimit, Cha Deok-cheol tha se ai nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së këtyre letrave.

“Ne nuk dimë asgjë në lidhje me përmbajtjen e letrave”, theksoi Cha Deok-cheol gjatë një konference me median.

Cha shtoi se ”Koreja e Jugut është e gatshme për të zhvilluar një samit virtual ndërkorean në çdo kohë”./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Koleksioni i mjeteve historike RETRO zbret në Pogradec
Artikulli tjetërRreth 11 miliardë lekë mblidhen nga pushteti vendor gjatë 5 muajve