Ballina Bota

SHBA – Mbi 46 gradë Celsius dhe dhjetëra viktima nga hipertermia

UASHINGTON, 1 korrik /ATSH-ANSA/ – Të paktën 76 njerëz persona humbën jetën nga vala e nxehtësisë që ka goditur shtetet e Oregonit dhe Uashingtonit, në bregun perëndimor amerikan.

Temperaturat kanë kaluar të 46 gradët Celsius duke shkaktuar hipertermi në shumicën e viktimave.

Mosha e tyre është mes 44 dhe 97 vjeç.

Edhe shteti fqinj i SHBA-së, Kandaja është prekur nga kjo valë të nxehti që ka shkaktuar deri tani mbi 200 të vdekur që nga e premtja e javës së kaluar.

Vendi regjistroi dje një rekord ekstrem të nxehtësisë për të katërtën ditë radhazi./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlotësimi i vakancave krijuar nga Vetingu/ Ibrahimi: KLP ka propozuar dy ndryshime legjislative konkrete
Artikulli tjetërZjarri në malin e Tomorit/ FA, ndërhyrje nga toka dhe nga ajri