TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të vijojë të ndikohet nga masat ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në mesditë përgjatë relieveve malore veriore,ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara të shiut.
Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në veriperëndim fiton shpejtësi deri në 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/32 | Diell |
| Kukës | 19/35 | Diell re |
| Lezhë | 18/31 | Diell |
| Dibër | 16/33 | Diell re |
| Durrës | 20/33 | Diell |
| Tiranë | 24/34 | Diell |
| Elbasan | 22/36 | Diell re |
| Berat | 19/36 | Diell re |
| Vlorë | 13/36 | Diell |
| Korcë | 17/32 | Diell re |
| Gjirokastër | 15/36 | Diell |
| Sarandë | 18/33 | Diell |





















