LONDËR, 30 qershor /ATSH-ANSA/ – Qeveria konservatore e Boris Johnson synon të vendosë një ndalim të plotë të përdorimit të telefonave celularë nga fëmijët dhe të rinjtë në shkollat britanike, njoftoi ministri i Arsimit, Gavin Williamson.
Sipas Williamson, obsesioni për celularët ka efekte negative në performancën shkollore, mirëqenien dhe madje dhe për shëndetin mendor të më të rinjve.
Para miratimit zyrtar në dispozicion, ministri bëri të ditur se dëshironte ta diskutonte këtë çështje me zyrtarët e instituteve, por sipas “The Times” ai është i vendosur ta vazhdojë me çdo kusht.
Sipas një studimi në Britaninë e Madhe disa vite më parë gjithashtu u regjistrua një rënie mesatare e performancës së studentëve me mbi 8% për shkak të varësisë nga telefoni celular dhe 14-15% të fëmijët me vështirësi më të mëdha në të nxënë.
Rezultatet e diskutuara nga akademikë të tjerë, por kryesisht të konfirmuara nga përvoja e vendeve si Norvegjia ose Spanja, të cilat gjithashtu kanë vendosur të zbatojnë një ndalim të përgjithshëm ose të paktën një kornizë kufizimesh për disa kohë./ /ec/























