Ballina Bota

FOKUS – Roth: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

BEOGRAD, 30 qershor /ATSH-MIA/ – Sekretari gjerman i Shtetit për Çështjet Europiane, Michael Roth theksoi se është koha për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se është e nevojshme të përshpejtohet procesi i integrimit europian.

Roth, i cili përmes platformës online iu bashkua takimit “BE pas epokës së Angela Merkelit” vuri në dukje se e ardhmja e të gjithë vendeve të Ballkanit është në BE dhe se ata kanë mbështetje të plotë të Gjermanisë dhe Unionit në procesin e pranimit në BE.

“Unë jam i bindur se jemi në rrugën e duhur dhe Ballkani Perëndimor ka dhe do të ketë angazhimin tonë të veçantë”, theksoi ai.

Në këtë kontekst, ai shprehu kënaqësinë me heqjen e roamingut në Ballkanin Perëndimor nga 1 korriku dhe që kontributi për bashkëpunim më të mirë do të jepet nga RYCO – Zyra Rajonale e Rinisë, e cila është një nga kontributet dhe produktet e dukshme të Procesit të Berlinit dhe përmes shkëmbimeve shkollore.

Roth gjithashtu theksoi programin IPA 3 dhe investimet e tjera, të cilat, siç tha ai, veçohen përveç theksit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria britanike kërkon ndalimin e celularëve në shkolla
Artikulli tjetërLirimi i hapësirave publike në bregdet/ Kontrolle nga Zvërneci në Ksamil, hiqen 95 shezlongë dhe 20 çadra