Ballina Bota

KANADA – 49,5 gradë Celsius dhe dhjetëra viktima

TORONTO, 30 qershor /ATSH-ANSA/ – Vala ekstreme e nxehtësisë që ka goditur Kanadanë ka shkaktuar deri tani 134 të vdekur që nga e premtja e javës së kaluar, deklaroi policia kanadeze.

Vendi regjistroi dje një rekord ekstrem të nxehtësisë për të tretën ditë radhazi, atë prej  49,5 gradësh Celsius në Liton, një zonë në verilindje të Vankuverit.

“Në orën 16:20 Lytton Station regjistroi rekordet ditore dhe historike të temperaturës”, shkroi në Twitter Departamenti i Klimës i qeverisë kanadeze.

Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) dhe policia e qytetit të Vankuverit kanë njoftuar se të paktën 134 njerëz kanë vdekur që nga e premtja në zonën metropolitane të vendosur në bregdetin kanadez të Paqësorit, në perëndim të SHBA.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/6/2021
Artikulli tjetërKosova merr sasinë e dytë të vaksinave antikovid nga kontrata me Pfizer