BERLIN, 30 qershor /ATSH-ANSA/ – Ne jemi të dëshpëruar dhe të trishtuar, ashtu si miliona gjermanë të tjerë, të cilët shpresonin dhe uronin të fitonim në ndeshjen kundër Anglisë, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert në një konferencë shtypi duke iu përgjigjur pyetjes për dështimin e djeshëm të ekipit kombëtar kundër ishullorëve.
“Analiza e lojës nuk varet nga ne”, shtoi ai.
Anglia kaloi dje në 1/8 e finaleve të EURO 2020, pas fitores 2-0 kundër Gjermanisë.
Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në stadiumin ”Wembley” përfundoi pa gola.
Në pjesën e dytë të ndeshjes së gjykuar nga holandezi Makkelie, Anglia shënoi me anë të Sterling (75’) dhe Kane (86’)./ /ec/























