Ballina Flash

”Maserati” tre dizajne të reja për gamën MY22

MODENA, 30 qershor /ATSH-ANSA/ – Kompania ”Maserati” prezantoi disajn te ri për tipet ”Ghibli”, ”Quattroporte” dhe ”Levante” me rastin e rinovimit të gamës me Modelin 22, i cili mund të porositet nga 1 korriku.

Tre versionet e reja, GT, ”Modena” dhe ”Trofeo” janë zhvilluar për të shprehur më së miri shpirtrat e ndryshëm të inovacionit, performancës dhe dizajnit të gamës ”Maserati”.

Versioni GT rrit karakterin, hijeshinë dhe elegancën e ”Maserati” dhe mishëron frymën më urbane, minimale dhe bashkëkohore të markës, e përshtatshme për qytetarët e botës, dinamike dhe kurioze, e vëmendshme ndaj trendeve, por me një stil të rafinuar dhe personal.

Në karakterizimin e pjesës së jashtme, kjo zbukurim pasuron modelet me përbërës kromi, ndërsa rrotat janë aliazh 18 inç për ”Ghibli” dhe ”Levante” ose 19 inç për modelin ”Quattroporte”.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakANALIZË – Verë turistike dhe Covid-19, masat në Europë
Artikulli tjetërEURO 2020 – Qeveria gjermane e trishtuar për humbjen e ekipit kombëtar