Ballina Flash

Ford Escort në pronësi të Lady D shitet në ankand

LONDËR, 29 qershor /ATSH-DPA/- Një Ford Escort që dikur ishte në pronësi të Diana Spencer, Princeshës së Uellsit, iu shit në ankand një muzeu në Amerikën e Jugut për 52 640 stërlina (72 855 dollarë).

Makina ngjyrë argjendi 1.6L Ghia iu dhurua princeshës Diana nga Princi i Uellsit, Charles, si dhuratë fejesë në maj 1981, dy muaj para se të martoheshin në korrik 1981.

Princesha ndaloi së përdoruri automjetin shpejt pasi lindi Princin Ëilliam në 1982 dhe më vonë ajo u ble për 6 000 stërlina nga një tregtar antikuaresh.

Lewis Rabett, nga shtëpia e ankandit “Reeman Dansie” tha se oferta fituese erdhi nga një muze në Amerikën e Jugut dhe makina do të transportohet atje.

“Interesi ka qenë i konsiderueshëm para ankandit”, tha Rabett.

“Fakti që përfundoi në Amerikën e Jugut është dëshmi e nivelit të interesit global që ka pasur për këtë makinë”.

“Është gjithashtu një dëshmi e interesit për Dianën dhe trashëgiminë e saj të përjetshme”, shtoi ai.

Makina ende mban regjistrimin e saj origjinal, WEV 297W, ngjyrën dhe tapicerinë e saj origjinale dhe ka bërë 83 000 milje në orë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja, apel prindërve: Përdorimi i ndenjëseve për fëmijë redukton mundësinë për dëmtime fatale me 71 %
Artikulli tjetërShqipëria rriti eksportet drejt Maqedonisë së Veriut, importet në të njëjtat nivele