Ballina Flash

Principata e Monakos pajiset me një identitet dixhital

PARIS, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Karta e re e identitetit ose leja e re e qëndrimit e Monakos do të lejojë që banorët e principatës të provojnë identitetin e tyre në internet, duke u bërë kështu një nga shtetet e para në botë që ofron një shërbim të këtij lloji.

Të pajisur me një mikroqark elektronik, dokumentet e reja të identitetit, që do të hidhen në qarkullim këtë javë, i lejojnë përdoruesit e Internetit të krijojnë një “identitet dixhital” të fortë, të menaxhuar nga principata.

Kjo do t’u mundësojë atyre të përfundojnë  në internet procedura që kërkojnë një nivel maksimal vërtetimi, siç është nënshkrimi i një dokumenti me të njëjtën fuqi ligjore si një nënshkrim i shkruar me dorë.

“Me këtë identitet dixhital me vlerë provuese, ne ndoshta jemi ndër pesë shtetet më të mira në botë”, tha Frédéric Genta, përgjegjës për tranzicionin dixhital në principatë.

Për momentin, identiteti dixhital në Monako jep mundësi për shërbime administrative ose për ato të operatorit të telekomit Monaco Telecom ose shpërndarësit të ujit dhe energjisë elektrike, SMEG./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbërrijnë edhe 24,040 vaksina antikovid/ Rama: 1,103,690 vaksina deri tani, vijon pa u ndalur plani kombëtar i vaksinimit masiv
Artikulli tjetërEURO 2020 – Edhe Zvicra në 1/8 e finaleve pas penalltive (5-4) në ndeshjen kundër Francës