Ballina Flash

Kanadaja zhuritet në 46,1 gradë Celsius

MONTREAL, 28 qershor /ATSH-AA/ – Lytton në provincën e British Columbia regjistroi të dielën temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave në Kanada prej 46,1 gradësh Celcius.

“Maksimumi ditor mund të jetë më i lartë, kështu që ndiqni të dhënat zyrtare”, shkroi në Twitter agjencia meteorologjike “ECCC Weather British Columbia”, burimi zyrtar i motit dhe klimës në Kanada.

”Rekordi i mëparshëm ishte 45 gradë Celcius i matur më 5 korrik 1937 në Yellow Grass dhe Midale, Saskatchewan”, theksoi agjencia.

Rekordi i vjetër në British Columbia u regjistrua në vitin 1941 në 44,4 gradë Celcius.

Ndërsa pjesët perëndimore të Kanadasë janë nën paralajmërimet e nxehtësisë, një mot i freskët pritet deri në fund të kësaj jave. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRuçi: Keqardhje që shpejtësia e integrimit po ngadalësohet për shkaqe që nuk kanë lidhje me ne
Artikulli tjetërMbi 1 milion dollarë investim/ Transformim me standardet më të mira i maternitetit “Koço Gliozheni”, në Tiranë