Ballina Bota

FOKUS – Unioni i ndarë për një samit BE-Putin

BRUKSEL, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Kryeministrat e BE janë të ndarë në lidhje me një samit me presidentin, rus Vladimir Putin, një propozim që Gjermania dhe Franca e paraqitën përpara një samiti në Bruksel.

Duke shkuar në bisedime me 26 homologët e saj, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se “Bashkimi Europian duhet të gjejë mënyra për të hyrë në dialog të drejtpërdrejtë me Rusinë” duke argumentuar se “konfliktet mund të zgjidhen më së miri… nëse ne diskutojmë me njëri-tjetrin”.

Vendet e tjera, megjithatë, janë skeptikë ndaj qasjes dhe kërkojnë kujdes.

“Ne nuk shohim ndonjë ndryshim rrënjësor në modelin e sjelljes së Rusisë”, tha presidenti lituan, Gitanas Nauseda.

“Nëse shohim ndonjë ndryshim pozitiv në sjelljen e Rusisë, ne do të fillojmë të angazhohemi, por kjo do të dërgojë sinjale shumë të pasigurta dhe të këqija për partnerët tanë, për shembull vendet e partneritetit lindor”, shtoi ai.

“Më duket sikur përpiqemi të angazhojmë ariun për të mbajtur të sigurt një pjesë të mjaltit”, shtoi ai.

Kryeministri holandez, Mark Rutte tha se ndërsa ai nuk ishte kundër në parim, nuk do të merrte pjesë në një samit të tillë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 2 humbje jete dhe 14 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetër5 mijë emigrantë u lanë jashtë votimit në 25 prill/ Celibashi në Kuvend: Çështje kohe dhe mungesë konsensusi politik