Ballina Bota

GJERMANI – Merkel për herë të fundit në Bundestag

BERLIN, 23 qershor /ATSH-DPA/ – Kancelarja Angela Merkel do të përballet me pyetje nga anëtarët e Bundestagut për herë të fundit.

Ndër të tjera, ajo ka të ngjarë të pyetet në lidhje me politikat e qeverisë për koronavirusin.

Politikania konservatore, e cila ka qenë në krye të politikës gjermane për mbi 15 vjet, do të largohet nga kancelaria këtë vit dhe nuk do të kandidojë më në zgjedhje.

Bundestag është duke u takuar këtë javë për seancën e fundit të zakonshme të legjislaturës para zgjedhjeve.

Në një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh, parlamenti planifikon gjithashtu të diskutojë tërheqjen e trupave të NATO-s nga Afganistani.

Tërheqja filloi më 1 maj dhe duhet të përfundojë deri më 11 shtator.

Që nga fillimi i tërheqjes, talebanët kanë rimarrë 50 distrikte.

Afganistani është i ndarë në 34 provinca dhe rreth 400 distrikte./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKim: Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë, të kapim momentin ku ndodhet Shqipëria
Artikulli tjetër”Seat” ndalon punën: Nuk kemi mikroçipa