Ballina Flash

Etna dhuron spektakël

KATANIA, 23 qershor /ATSH-ANSA/ – Aktivitet i ri intensiv shpërthyes u regjistrua natën e kaluar në vullkanin Etna, në Siçili, me një burim spektakolar zjarri nga juglindja e kraterit, i shoqëruar nga emetime të reja shpërthyese që tejkaluan lartësinë prej nëntë kilometrash mbi nivelin e detit të shtyrë nga era në një drejtim të lindjes.

Në Etna u regjistruan dy vërshime lavash.

Njëra, pjesa e përparme e së cilës duket se është në një lartësi prej 2 900 metra mbi nivelin e detit, dhe tjetra nga skaji lindor, por pa tejkaluar bazën e kraterit.

Faza e re shpërthyese e vullkanit më të lartë aktiv në Europë, për momentin, nuk ka asnjë ndikim në operacionet e aeroportit ndërkombëtar ”Vincenzo Bellini” në Catania./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPuna.gov.al/ 1742 oferta punësimi në 65 qytete të Shqipërisë
Artikulli tjetërFuqizimi rom në nivel vendor/ Përfshirje e bashkisë Cërrik në programin ROMACTED