Google Waymo 2,5 miliardë dollarë për makinat autonome

NJU JORK, 19 qershor /ATSH-ANSA/ – Waymo, një filial i kompanisë mëmë Google, ka arritur të mbledhë 2,5 miliardë dollarë që do të përdoren për të çuar përpara projektet e tij mbi makinat autonome.

Grumbullimet e fondeve vijnë pavarësisht se shumë ankohen për shpejtësinë e lartë me të cilën Waymo djeg fondet dhe ngadalësinë me të cilën lëviz në një kontekst gjithnjë e më konkurrues dhe konsolidues.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, divizioni i makinave autonome të Uber u bashkua me Aurora.

Ndërkohë, Cruise i General Motors bleu Voyage dhe ”Niveli 5” i Lyft iu shit një divizioni të Toyota-s. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.