Ballina Ekonomi

Bankat sigurojnë 75% të të ardhurave nga interesat

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Rreth 75% e të ardhurave të sektorit bankar sigurohen nga interesat.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, për tremujorin e parë 2021 bankat përfituan 3.4 miliardë lekë të ardhura jo nga interesat, në rritje me 65% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në pjesën më të madhe të ardhurat brenda këtij zëri vijnë nga komisionet, tarifat apo penalitetet.

“Ndërkohë interesat ngelen burimi kryesor për bankat tregtare në Shqipëri dhe përbëjnë rreth tre të katërtat e të ardhurave totale”- thekson BSH-ja. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës-Ndërtime pa leje/ Arrestohet një person, 5 nën hetim dhe një grua e shpallur në kërkim
Artikulli tjetërGoogle Waymo 2,5 miliardë dollarë për makinat autonome