Durrës-Ndërtime pa leje/ Arrestohet një person, 5 nën hetim dhe një grua e shpallur në kërkim

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Një person është vënë në pranga, 5 të tjerë nën hetim, ndërkohë një grua është shpallur në kërkim, pas një operacioni të përbashkët të Policisë së Durrësit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për prishjen e objekteve pa lejen përkatëse.

U arrestua në flagrancë shtetasi E. Th., 30 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi u konstatua në fshatin Vlashaj, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

“Janë vënë nën hetim A. Sh., 62 vjeç, N. M., 52 vjeç, M. K., 59 vjeç, banues në Durrës dhe është shpallur në kërkim një grua A.Sh, 50 vjeçe, pasi janë konstatuar tek Kepi Rodonit, Shetaj, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Shtetit.

“Nën hetim gjithashtu është dhe shtetasi Dh. G., 66 vjeç, pasi u konstatua në lagjen nr. 10, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente”, vijon njoftimi i Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.