FOTO/Çuçi pret kryetarin e Bashkisë Athinë

TIRANË, 19 qershor/ATSH/- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka pritur në takim kryetarin e Bashkisë Athinë, Kostas Bakoyannis, teksa ai ndodhet këto ditë për vizitë në Tiranë.

Ministri bën të ditur se gjatë takimit “diskutuam për çështje të ndryshme që lidhen me qeverisjen lokale dhe decentralizimin e pushtetit vendor në funksion të zhvillimit ekonomik”.

“Gjithashtu folëm për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, që janë të lidhur kaq ngushtë për shkak të historisë sonë, por edhe nëpërmjet emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj, si dhe prej minoritetit grek në Shqipëri”, u shpreh ministri Çuçi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.