Një ish-polic kandidat për kryetar bashkie i Nju Jorkut

PARIS, 19 qershor /ATSH-ANSA/ – Një ish-polic udhëheq zgjedhjet paraprake mes kandidatëve demokratë për kreun e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, sipas një sondazhi nga ”New York Post”.

Eric Adams, presidenti aktual i komunës së Brooklyn, ka më shumë se 21% të preferencave, ndjekur nga dy gra, Maya Wiley, ish-këshilltare e kryetarit aktual Bill de Blasio, me 16,5%, dhe Kathryn Garcia, me 16,2%.

Wiley gjithashtu ka mbështetjen e deputetes Alexandria Ocasio-Cortez.

Andrew Yang, një ish-kandidat presidencial, ka vetëm 9,6% të votave.

Në Nju Jork janë 3,6 milionë votues demokratë të regjistruar dhe 500 000 republikanë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.