Ballina Flash

Gjithë Portugalia feston gjetjen e dyvjeçarit të humbur në pyll

LISBONË, 18 qershor /ATSH-DPA/ – Portugalia po feston pasi një dyvjeçar, i cila u zhduk të mërkurën në mëngjes, u gjet i gjallë pas 40 orësh në një zonë të pyllëzuar në komunën e Proenca-a-Velhas, rreth katër kilometra nga shtëpia e prindërve të tij.

”Vogëlushi Noah u pa nga kalimtarët pak pas orës 20:00 të së enjtes, të cilët menjëherë lajmëruan policinë”, theksoi gazeta e përditshme ”Diario de Noticias” dhe media të tjera.

Një zëdhënës i policisë tha se ”vogëlushi me siguri ishte arratisur në mënyrë të pavetëdijshme. Fëmija kishte gërvishtje të vogla dhe ishte e dobësuar, por ishte mirë”.

Për arsye sigurie, ai kaloi natën në një spital në Castelo Branco, rreth 200 kilometra në verilindje të Lisbonës.

Kërkimi i Noah, i cili u ndoq nga gati 130 anëtarë të Mbrojtjes Civile, policia dhe zjarrfikësit me ndihmën e dronëve dhe vullnetarëve, kishte mbajtur të gjithë Portugalinë me dorë në zemër.

Sot, lajmi i mirë ishte tema kryesore e shumë medieve dhe rrjeteve sociale.

Gazeta ”Correio da Manha” dhe media të tjera ishin unanime në titujt e tyre: “Një mrekulli!”./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSektori i prodhimit rrit shitjet me ritme dyshifrore në 3-mujorin e parë 2021
Artikulli tjetërVetingu/ KPA rrëzon KPK-në, shkarkon kryetarin e Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë, Kastriot Selita