Ballina Flash

LONDËR – Vaksina antiCOVID-19 e detyrueshme për të gjithë personelin e shtëpive të të moshurve

LONDËR, 16 qershor /ATSH-AFP/ – Pas një konsultimi të gjerë publik, qeveria britanike njoftoi sot për të bërë të detyrueshëm vaksinimin e plotë të koronavirusit për të gjithë personat që punojnë në shtëpitë e të moshuarve, duke përfshirë personelin jo-mjekësor.

“Vaksinat shpëtojnë jetë dhe pavarësisht se shumica e stafit të shtëpive të të moshuarve dhe banorëve tani janë vaksinuar, ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të vazhduar të zvogëlojmë rrezikun”, theksoi ministri i Shëndetësisë Matt Hancock.

“Detyrimi i punëtorëve në këto institucione që të vaksinohen është një hap thelbësor në vazhdimin e mbrojtjes së shtëpive të të moshuarve sot dhe në të ardhmen”, theksoi ai.

Kështu, i gjithë personeli mjekësor, por edhe parukierët, estetistët, vullnetarët dhe tregtarët e tjerë që shkojnë në shtëpitë e të moshuarve duhet të kenë marrë dy doza të vaksinës Covid-19 deri në tetor nëse dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë atje.

Megjithatë, nëse miratohet nga Parlamenti, ky detyrim nuk do të zbatohet për të afërmit e banorëve, të miturit, njerëzit që vijnë për të bërë punë urgjente, si dhe ata me përjashtim mjekësor./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKroacia mbështet integrimin e Shqipërisë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare
Artikulli tjetërEkonomia i rikthehet ritmeve të rritjes edhe më të larta se të para pandemisë