”Aussiewood” studioja e re filmike e Russell Crowe

SIDNEJ, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Ylli australian i filmit, Russell Crowe dëshiron të hapë një studio të madhe filmi në vendin e tij.

”Coffs Harbour, në Australinë lindore, u zgjodh si vendndodhje. Ajo është mes Sidneit dhe Goldit”, sipas një deklarate të lëshuar gjatë prezantimit të projektit.

“Për disa vite, kam menduar se si mund të jem në gjendje të ndryshoj jetën time atje ku jetoj dhe punoj”, i tha Crowe transmetuesit ABC.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, Australia është bërë një vend i famshëm xhirimi për projektet filmike në të gjithë botën, me nofkën “Aussiewood”, sepse vendi ka qenë i suksesshëm në kontrollimin e virusit.

Nuk është ende e qartë se kur do të fillojë ndërtimi i studios së filmit të Crowe.

Kostoja e projektit pritet të arrijë 438 milionë dollarë australianë (337 milionë dollarë amerikanë), sipas ABC. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.