BARCELONË, 16 qershor /ATSH-AA/ – Barcelona mposhti Real Madridin me rezultatin 92:73 duke fituar titullin e 19-të në ”Endesa Liga” të martën në mbrëmje, në ndeshjen e dytë të “play-off”-it përfundimtar të ligës.
Nikola Mirotiç në radhët e Barçës ishte koshashënuesi më i mirë me 27 pikë në stadiumin “Palau Blaugrana” të Barcelonës para 1 000 shikuesve.
Greku Nick Calathes shënoi 15 pikë, ndërsa sllovaku Kyle Kuric 12 pikë.
Në radhët e Real Madridit spanjolli Alberto Abalde shënoi 15 pikë.
Kjo është hera e parë që nga sezoni 2013/14 që Barcelona ka fituar titullin e ”Endesa Liga”, pas një pauze shtatëvjeçare./ /os/






















