Ballina Ekonomi

Tropojë/ OSHEE remont për mirëmbajtjen e nënstacionit Gropaj

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton se si pasojë e punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e disa nënstacioneve në Tropojë, do të kryhen remonte dhe për rrjedhojë është e detyruar të stakojë përkohësisht furnizimin me energji elektrike, ditën e nesërme, datë 16 qershor 2021.

Investimet, sipas OSHEE, po kryhen me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji për konsumatorët.

Sipas OSHEE-s, për shkak të remontit që do të kryhet nga OSSH në NST Gropaj në datën 16 qershor gjatë intervalit kohor 09:30-16:30 do të stakohet energjia në këto zona në Tropojë: Ferzë, Gjonaj, Lekurtaj, Shullan, Velishtë, Breg geg-hysen, Betoshë, Shëngjergj, Curraj i Poshtëm, Tetaj, Fusha e Mullinjve, Markaj, Gjon Pepaj, Peraj, Kapit, Vran, Meserr, Ndergjugje, Varg, Palc, Salc, Brise, Velishte, Amc, Zona B1, B2.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorçë/ Sistemohen kanalet kulluese në Lubonjë, mbështetje fermerëve
Artikulli tjetërManastirliu: Vlora, qarku i parë me asnjë rast aktiv me COVID-19