COVID-19 – Mbi 2,38 miliardë vaksina të administruara në botë

UASHINGTON, 15 qershor /ATSH-AA/ – Në botë deri më tani janë administruar mbi 2 388 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19.

Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinave kundër COVID-19 në botë, me 892,77 milionë doza, e ndjekur nga SHBA-ja me 309,32 milionë doza.

India ka administruar 254 milionë doza, Brazili mbi 78 milionë, Britania e Madhe 71 milionë dhe Gjermania mbi 60 milionë doza, Franca 44 milionë, Italia 42 milionë dhe Meksika rreth 37 milionë.

Turqia renditet e 10-ta në listë me mbi 34,16 milionë doza të administruara.

Ndër vendet me numrin më të madh vaksinave të administruara për kokë banori janë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ku janë administruar gjithsej 139,61 doza të vaksinave në 100 banorë, ndërsa vijojnë Malta, San Marino, Izraeli, Bahreini, e të tjera.

Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i vaksinave të administruara nuk është i njëjtë me numrin e personave të vaksinuar plotësisht./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.