Ballina Bota

BRUKSEL – BE falënderon Biden për vëmendjen ndaj unionit

BRUKSEL, 15 qershor /ATSH-ANSA/ – Është një nder i madh që ju kemi këtu, menjëherë pas fillimit të mandatit tuaj, pasi kjo dëshmon lidhjen tuaj personale me BE dhe ne e vlerësojmë këtë gjë, deklaroi presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë takimin me presidentin e SHBA Joe Biden në Bruksel.

“Katër vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta”, theksoi ajo duke iu referuar periudhës së Trump.

”Bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Europa ka ndryshuar, por ne duam të riafirmojmë miqësinë tuaj dhe shpresojmë të punojmë së bashku”, theksoi von der Leyen duke i uruar mirëseardhjen presidentit Biden.

”Amerika është rikthyer në skenë globale dhe ky është një lajm i mirë për aleatët dhe për botën. Ne shpresojmë të ndërmarrim së bashku sfida të rëndësishme”, deklaroi presidenti i Këshillit Europian Charles Michel duke duke i uruar gjithashtu presidentit Joe Biden mirëseardhjen në Bruksel. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNënshkruhet marrëveshja tripalëshe antikorrupsion/ Gjonaj: Projekt inovativ në shkolla
Artikulli tjetërVin Diesel: ”Fast and Furious” do të përfundojë