Kavilja e fryrë? Ja pse duhet të kontrolloni kolesterolin

LONDËR, 12 qershor /ATSH/ – Kolesterol i lartë? Po, por si ta kuptojmë atë, edhe para se të kryejmë teste gjaku?

Duke ”dëgjuar” trupin tuaj dhe duke vërejtur me një sy të kujdesshëm dhe vëzhgues, disa kambana të vogla alarmi dhe shenja të dyshimta, shkruan faqja e internetit pazienti.it.

Një ënjtje pas kyçit të këmbës që nuk largohet.

”Ja cila mund të jetë një arsye”, sipas një studimi, të botuar në ”British Journal of Sports Medicine”.

Hiperkolesterolemia mund të shkaktojë inflamacion të tendinave, me dhimbje dhe ënjtje.

Është një simptomë e veçantë, e cila manifestohet në tendinën e Akilit, prapa kyçit të këmbës.

Në fillim, në shumicën e rasteve, ata që vuajnë nga kolesteroli i lartë (LDL – kolesteroli i keq) paraqiten asimptomatikë duke mos e vërejtur çrregullimin./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.