MEDIA – NYT çmim ”Pulitzer” për pandeminë dhe racizmin

NJU JORK, 12 qershor /ATSH-DPA/ – Gazeta e njohur amerikane ”The New York Times” dhe media të tjera amerikane morën çmimet ”Pulitzer” për pasqyrimin e pandemisë së koronavirusit dhe protestave kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë.

”Çmimi i shërbimit publik shkoi për ‘The New York Times’ për mbulim të guximshëm, të zgjuar dhe të gjerë të pandemisë”, thanë organizatorët.

Ed Yong i revistës ”The Atlantic” mori çmimin për një reportazh të veçantë, ndërsa fotografi Emilio Morenatti i agjencisë së lajmeve Associated Press (AP) për një seri imazhesh që tregojnë ndikimin e pandemisë tek të moshuarit në Spanjë.

Fotografët e ”Minnapolis Star Tribune” dhe AP ishin midis atyre që u nderuan për mbulimin e vdekjes së George Floyd gjatë një operacioni brutal policor në maj të vitit 2020 dhe protestat që pasuan.

Darnella Frazier, e cila filmoi vdekjen e Floyd në telefonin e saj siç ndodhi, mori një vlerësim të veçantë.

Frazier, e cila ishte 17 vjeç në atë kohë, veproi me guxim në regjistrimin e ngjarjes që ndezi protesta në të gjithë botën./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.