Ballina Bota

BRUKSEL – BE miraton harmonizimin e testeve COVID-19

BRUKSEL, 12 qershor /ATSH-ANSA/ – Harmonizim i testeve COVID-19, ndërprerje e qasjes së fragmentuar në BE: ambasadorët e 27 vendeve të Bashkimit Europian i dhanë dritën jeshile përditësimit të rekomandimit për koordinimin e kufizimeve të lëvizjes së lirë në BE, njoftoi një zëdhënës i Komisionit Europian.

“Përditësimi u propozua nga KE dhjetë ditë më parë, në përgjigje të thirrjes së liderëve të BE-së”, shpregoi zëdhënësi.

“Tani mund të jemi të sigurt: me këtë përditësim dhe me certifikatën dixhitale covid të BE-së, europianët mund të shijojnë pushime verore të sigurta, me lehtësime të kufizimeve të udhëtimit, nëse ka ndonjë”, shtoi ai.

Sipas rekomandimit, qytetarët plotësisht të vaksinuar dhe ata të shëruar duhet të përjashtohen nga kufizimet e udhëtimit.

Shtetet Anëtare ranë dakord, gjithashtu, për një harmonizim të vlefshmërisë së testeve: 72 orë për testet PCR dhe 48 orë për ato antigjenike.

Vendet kanë përshtatur me situatën epidemiologjike dhe progresin në vaksinim kriteret për klasifikimin e zonave në rrezik, që përdoren për hartën e botuar çdo javë nga Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC)./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/6/2021
Artikulli tjetërGjirokastra me oferta të reja turistike/ Golemi për ATSH: Investimet zgjeruan hartën e destinacioneve për vizitorët