Ballina Bota

BM – Evakuohet hoteli pranë vendit ku do të zhvillohet G7-a

LONDËR, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Një hotel afër vendit të zhvillimit të samitit të G7-s, në Cornwall, Anglinë Jugperëndimore, u evakua pas raportimit të një pakete të dyshimtë, tha policia.

Policia deklaroi se oficerët u thirrën në hotel ”Falmouth” rreth orës 03:15, pas raporteve për një paketë të dyshimtë në hotel.

Ky hotel do të përdoret si baza kryesore për mediet nga e gjithë bota gjatë samitit.

Policia theksoi përmes një deklarate se “për të ruajtur sigurinë publike, zona aktualisht është evakuuar në mënyrë të sigurt si masë paraprake”.

“Një perimetër sigurie prej  100 metrash është vendosur në vendin e ngjarjes.

”Falmouth” është afërsisht 40 minuta me makinë nga hotel ”Carbis Bay”, ku udhëheqësit e demokracive më të fuqishme të botës do të mblidhen për samitin e G7-s.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Mbi 175 milionë raste në mbarë botën
Artikulli tjetërBM – Biden: Moska do të përballet me përgjigje të fortë nëse përfshihet në aktivitete të dëmshme