Ballina Ekonomi

Tiranë/ OSHEE, remont për mirëmbajtjen e nënstacionit Traktora

TIRANË, 8 qershor /ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton se në vijim të punimeve për investimin që po kryhet për rikonstruksionin e kabinave, nesër, 9 qershor do të punohet në dy kabina të një nga fiderat e NST Traktora gjatë segmentit kohor 09:00-16:00.

Investimet, sipas OSHEE, po kryhen me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji për konsumatorët.

OSHEE njoftoi sot se ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në Tiranë për shkak të remontit të planifikuar në fiderat e nënstacionit Traktora.

“Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë: Pjesërisht: rruga “Ilia Shyti”, rruga “Leandro Zoto”, rruga “Sterjo Spase”, rruga “Violeta Manushi”, rruga “Genci Leka”, rruga “Sali Ceka”, rruga “Vangjush Miho””, bën të ditur OSHEE.
/j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në Bullgari, takohet me kryeministrin Yanev
Artikulli tjetërKonfirmohen rastet e para të gripit të shpendëve në Shqipëri, MBZHR: Po monitorojmë situatën