UASHINGTON, 8 qershor /ATSH-DPA/- Të gjitha faqet e internetit u bllokuan globalisht këtë mëngjes, përkohësisht për shkak të asaj që duket të ketë qenë një incident teknik që goditi Fastly, një ofrues gjerësisht i përdorur amerikan i informatikës, puna e të cilit është të shpejtojë kohën që duhet për të shkarkuar përmbajtjen e faqeve.
Ndërprerja përfshiu ndër të tjera kompani si Amazon, Reddit, Twitch, Spotify si dhe media të ndryshme ndërkombëtare, nga NYT, te ”The Guardian”, CNN, ”Le Monde”, faqen zyrtare të qeverisë britanike dhe shumë të tjera, të cilat për momentin janë përsëri në dispozicion.
Motorët e kërkimit theksuan se “e kanë identifikuar problemin dhe po punojnë për të gjetur një zgjidhje”. /os/























