Ballina Flash

Kosovë/ 1.198 raste aktive me COVID-19

PRISHTINË, 7 qershor /ATSH/ Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.647 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas institutit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës.

“Nga 2.074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.054. Në total numri i rasteve aktive është 1.198”, thuhet në njoftim.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi thirrje akademikëve brenda e jashtë vendit: Aplikoni në ASCAL dhe jepni kontribut për Arsimin e Lartë në Shqipëri
Artikulli tjetërManastirliu: Sot presim 11,700 doza të tjera vaksinash Pfizer