Manastirliu: Sot presim 11,700 doza të tjera vaksinash Pfizer


TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video të qytetarëve, të cilët shprehen të kënaqur me vaksinimin antikovid, i cili vazhdon në të gjithë vendin.

Manastirliu shprehet se sot kalojnë mbi 800 mijë vaksinime të kryera, ndërsa 300 mijë qytetarë tashmë kanë kryer të dy dozat e vaksinave.

“Në qendrat shëndetësore afër vendbanimit dhe në qendrat e vaksinimit të përqendruar, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv. Më shumë 300 mijë qytetarë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, ndërsa sot pritet të kalojnë mbi 800,000 vaksinime të kryera”, tha Manastirliu.

Manastirliu ka informuar qytetarët se sot pritet të vijnë doza të tjera vaksinash “Pfizer” për të vijuar vaksinimin e qytetarëve.

“Sot presim edhe 11,700 doza të tjera vaksinash ‘Pfizer’, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetari”, bën me dije Manastirliu.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Brenda muajit qershor qeveria synon të kryejë 1 milion vaksinime.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.