BRUKSEL – Besimi i investitorëve në Eurozone në nivelin më të lartë që nga 2018

BRUKSEL, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Besimi i investitorëve në zonën e euros u rrit për të katërtin muaj radhazi në qershor, në nivelin më të lartë në mbi tre vjet, ndërsa ekspertët financiarë vlerësuan situatën aktuale ekonomike më të favorshme, sipas të dhënave të sondazhit nga instituti i kërkimit të sjelljes Sentix.

Indeksi i besimit të investitorëve Sentix për Eurozonën u ngrit në 28,1 nga 21,0 në maj, ndërkohë që  ekonomistët kishin pritur një rezultat prej 26 pikë përqindje.

“Leximi i fundit ishte më i larti që nga shkurti 2018”, thanë studiuesit.

Indeksi i situatës aktuale të studimit gjithashtu u rrit për të katërtin muaj radhazi, në 21,3 nga 6,3 në maj, leximi më i larti që nga nëntori 2018.

Sidoqoftë, sondazhi tregoi se barometri i inflacionit mbetet qartë negativ në -42,25 pikë përqindje, duke treguar që investitorët presin që presionet inflacioniste të vazhdojnë.

Sondazhi i fundit u krye nga 3 deri më 5 qershor, midis 1 139 investitorëve, nga të cilët 222 ishin investitorë institucionalë.

Në ekonominë më të madhe të zonës së euros, Gjermania, indeksi i besimit të investitorëve u rrit për të katërtin muaj radhazi në 32,9, niveli më i lartë që nga fillimi i 2018./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.