Ballina Bota

MV – 10 raste të reja me COVID-19

SHKUP, 6 qershor /ATSH-AA/ – Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 7 viktima dhe 10 raste të reja me COVID-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Me këtë numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5 455 ndërsa numri i rasteve në 155 417.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 332 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149 292.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 670.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2 825 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 814 518 teste në vend./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Situatë e qetë, transmetimi nuk është komunitar”/ Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi, kthim në jetën normale
Artikulli tjetërCOVID-19 – Izraeli fillon fushatën e vaksinimit për grupmoshën 12-16 vjeç