Ballina Ekonomi

Fundjava në portin e Durrësit/ Përpunohen rreth 18 mijë tonë mallra

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Në portin e Durrësit gjatë fundjavës vijon përpunimi i rreth 18 mijë tonë mallrave.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se po përpunohen 5 anije tregtare me 14 519 tonë tonë mallra çimento, xhama, tuba, etj.

Ndërsa 2 anije janë në pritje për ti përpunuar me me 3419 tonë mallra xhama dhe tuba.

Në portin e Durrësit gjatë 4-mujorit janar-prill të këtij viti janë përpunuar afro 1,4 milionë tonë mallra të ndryshme, duke regjistruar një rritje prej 16 % krahasuar me janar-prillin e vitit 2020. Ndërsa 239 anije tregtare dhe 287 tragete janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-prill të këtij viti.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga dhe drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

/k.s//a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha takime në qarkun e Elbasanit: Do luftojmë çdo ditë për zhbërjen e masakrës zgjedhore
Artikulli tjetërSHBA: Biden siguron europianët për mbështetje para takimit me Putin