Ballina Ekonomi

Drejt përfundimit rruga e re që të çon në Nartë


TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Puna për ndërtimin e rrugës së re që të çon në fshatin Nartë 10 km nga qyteti i Vlorës është drejt përfundimit.

Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

“Ndoqa nga afër punimet për rrugën e re që të çon në fshatin Nartë. Siç e kemi deklaruar, në mandatin e tretë, fokusi do të jetë tek periferitë dhe zonat rurale”, tha ai.

Gjiknuri u shpreh më tej se qeveria nuk do të reshtë së investuari në Vlorë. “Ky është një shembull tjetër që gjërat ne nuk i bëmë vetëm për fushatë. Ky projekt ka filluar përpara fushatës dhe tashmë është drejt përfundimit, jo siç spekulohet herë pas here se projektet bëhen thjesht për të marrë votat”, tha ai.

Projektet, tha ai, po investohen pasi u shërbejnë komuniteteve.

Lëvizjet e mjeteve përgjatë këtij aksi rrugor janë të mëdha për shkak se rruga shfrytëzohet jo vetëm nga banorë të zonës, por edhe për turizëm, e biznes të rëndësishme të lidhura me këtë nyje.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbështetje për reformën në Drejtësi/ Gjonaj takohet me zyrtarë të lartë të administratës amerikane
Artikulli tjetërInvestimet e huaja direkte/ Zvicra me stokun më të madh, Italia numrin më të lartë të kompanive