Ballina Flash

FB ndërpret trajtimin e veçantë për politikanët

KALIFORNI, 4 qershor /ATSH-ANSA/ – Gjiganti social Facebook synon t’i japë fund praktikës së tij të përjashtimit të politikanëve nga rregullat e moderimit të përmbajtjes, një trajtim i veçantë që ka ngritur mjaft polemika.

Lajmi u raportua nga faqja e internetit e Verge, i cili u përcoll nga media të ndryshme të SHBA.

Parashikimi i pritur mund të vijë sot, kur kompania e Mark Zuckerberg pritet të njoftojë përgjigjen e saj ndaj rekomandimeve (jodetyruese) të bëra nga bordi mbikëqyrës kur konfirmoi pezullimin e Donald Trump nga platforma.

Bordi arriti në përfundimin se të njëjtat rregulla duhet të zbatohen për të gjithë përdoruesit dhe që FB duhet të komunikojë politikat e tij më qartë, të tilla si kur vendos që një postim është shumë i rëndësishëm për t’u hequr ose kur merr ndonjë masë kundër një llogarie me ndikim.

Zuckerberg ka argumentuar gjatë që mediet sociale nuk duhet të kontrollojnë fjalimet e politikanëve./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden zgjeron listën e zezë të kompanive kineze me lidhje të dyshuara ushtarake
Artikulli tjetërKafeina është e mirë apo e keqe për shëndetin tuaj?