Ballina Ekonomi

Shqipëri-Turqi: Krerët e Doganave diskutojnë për projekte të përbashkëta

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, zhvilloi një takim bilateral me drejtorin e Doganave Turke, Mustafa Gümüş, ku u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit midis dy administratave doganore.

“Gjatë këtij takimi me homologun turk, Gazheli vlerësoi angazhimin e të dy administratave për një partneritet reciprok në disa fusha, si lehtësimi i tregtisë, shkëmbimi i informacionit dhe implementimin e projekteve të përbashkëta”, bëri të ditur zyra e shtypit e DPD-së.

Ky takim u bë në kuadër të vizitës dyditore që Kryeministri Edi Rama, po zhvillon në Turqi, ku në qendër të saj është ecuria e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjykata e Lartë rinis procedurat për plotësimin e 3 vakancave në Gjykatën Kushtetuese
Artikulli tjetërFOKUS – Videolojërat jo domosdoshmërisht të dëmshme