VILNIUS, 28 maj /ATSH-AFP/ – Lituania njoftoi sot dëbimin e dy diplomatëve bjellorusë për veprimtari të papajtueshme me statusin diplomatik, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme.
“Dy oficerëve të sigurimit bjellorus, që punojnë nën maskën e diplomatëve, u është kërkuar të largohen nga Lituania”, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis.
Ministria e tij njoftoi se një përfaqësues i ambasadës bjelloruse ishte thirrur për të protestuar “kundër shtypjes së vazhdueshme të shoqërisë civile bjelloruse dhe medieve të pavarura”.
Landsbergis shpjegoi se masa u mor, gjithashtu, në solidaritet me fqinjën baltike të Lituanisë, Letoninë, personeli i ambasadës të së cilës u dëbua nga Bjellorusia./ /ervo/






















