BERLIN, 28 maj /ATSH-ANSA/ – Një javë para zgjedhjeve në landin Saksoni-Anhalt, partia Alternativa për Gjermaninë, AfD e e krahut të djathtë qëndron në sondazhe si partia e dytë, me 23%, prapa demo-kristianëve të CDU me 29%, sipas të dhënave të zbuluara nga ”Politbarometri” i ZDF.
Partia e krahut të majtë ”Linke” është 11%, social- demokratët e SPD me 10%, të gjelbrit me 9% dhe liberalët me 8%.
Një sondazh i djeshëm evidentoi Afd me 24% dhe CDU në 28%.
Zgjedhjet e mëparshme rajonale në Saksoni-Anhalt kishin regjistruar 29,8% të votave për CDU dhe 24,3% për AfD./ /os/























