TIRANË, 26 maj /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve tha se për zgjedhjet e 25 prillit kanë nisur hetimet për disa çështje.
“Për zgjedhjet e 25 prillit 2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion dhe 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK dhe Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë dhe Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar dhe nga Policia e Tiranës”, shprehet Celibashi në një postim.
“Për zgjedhjet 25 prillit 2021 kanë nisur hetimet për: falsifikim të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar”, thekson Celibashi
“Hetime edhe për: Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit”, tha ai.
“Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet e 25 prillit 2021, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore”, thekson ai.
/r.e/






















