Ballina Flash

Mbi 59 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

PRISHTINË, 26 maj /ATSH/ Në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, po vazhdon procesi i vaksinimit të qytetarëve. Në nivel vendi për ditën e sotme janë kryer 1018 vaksinime kundër COVID-19.

Koordinatori i qendrës së testimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi, përmes një përgjigje me shkrim ka bërë të ditur se në gjithë vendin deri vaksinën kundër COVID-19 e kanë marrë 59 mijë e 509 qytetarë.

“Totali në nivel vendi për sot është 1018 vaksinime. Totali në nivel vendi prej 29 marsit është 59.509 vaksinime”, tha ai.

Ndërsa të premten në Kosovë do të arrijnë dhe 100 mijë vaksina të tjera kundër COVID-19. Kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në takimin që pati këtë të mërkurë me kryetarët e Komunave të Kosovës.

Vitia tha se aktualisht tema kryesore mbetet procesi i vaksinimit duke theksuar edhe se janë lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinim në platformën e-Kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit.

Pas diskutimeve të kryetarëve të komunave, ata u informua se sipas analizës epidemiologjike të muajit te kaluar, rezultatet janë premtuese por respektimi i masave nuk ka alternativë përkundër uljes së rasteve.

Në këtë takim po ashtu u konfirmua edhe se së shpejti do të hiqet ora policore dhe do të lejohen dasmat me fillim në sezonit veror kur do të vijnë edhe emigarantët.

“Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 12 e natës ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori”, thuhet në njoftimin e Asociacionit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTAMBOLL – Turqia dhe Greqia në një cikël tjetër negociatash ushtarake
Artikulli tjetërKosovë/ Mbyllet Klinika Infektive 2, për 6 muaj u trajtuan mbi 900 të prekur me COVID