ROMË, 26 maj /ATSH-ANSA/ – Është e nevojshme që të kemi një reformë të Paktit të Stabilitetit të Bashkimit Europian, bëri thirrje sot presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.
“A mund të shtyhen rregullat për paktin e stabilitetit më 1 janar 2023? Unë mendoj se jo”, tha Sassoli.
“Unë mendoj se një reformë e këtyre rregullave është e nevojshme tani”, këmbënguli ai.
Kreu i PE theksoi se është koha e duhur për të filluar një reflektim të madh dhe të rëndësishëm për Europën e së ardhmes”./ /ervo/























