Ballina Bota

GJENEVË – Merkel: Kjo pandemi nuk do të jetë e fundit

GJENEVË, 25 maj /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se se komuniteti shkencor duhej të ishte më i përgatitur, ndërsa paralajmëroi për pandemi të ardhshme në asamblenë vjetore të OBSH-së.

“Kjo pandemi ende nuk është kapërcyer dhe nuk do të jetë e fundit”, deklaroi Merkel në një videomesazh në takimin virtual të 194 vendeve anëtare të OBSH-së.

Merkel bëri thirrje për një traktat ndërkombëtar pandemie, që mundëson bashkëpunim më të lehtë midis vendeve, si edhe një sistem paralajmërimi më të shpejtë, në mënyrë që të ndalet pandemia e ardhshme globale në gjurmët e saj.

“Pas pandemia është para pandemisë”, shtoi kancelarja, duke përsëritur një citat të famshëm për shikimin përpara nga menaxheri i futbollit i Gjermanisë Perëndimore Sepp Herberger (“Pas ndeshjes është para ndeshjes”).

“Ne duhet të jemi sa më të përgatitur që të jetë e mundur për një tjetër pandemi. Kjo është përgjigjja që shpresoj të marr nga kjo Asamble Botërore e Shëndetit”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshje OBSH-Zvicër për një laborator global të agjentëve patogjenë
Artikulli tjetërFOKUS – Certifikata e vaksinimit dhe klima në qendër të samitit të BE