Ballina Ekonomi

Deklarata individuale vjetore e të ardhurave/ Procedura e regjistrimit

TIRANË, 25 maj/ATSH/ Plotësimi dhe dorëzimi i deklaratës individuale vjetore të të ardhurave, DIVA kryhet vetëm në mënyrë elektronike, për shtetasit shqiptarë dhe të huaj, nëpërmjet modulit e-filing në tatime.gov.al.

Për t’u regjistruar për DIVA duhen ndjekur këto hapa:

Regjistrimi i shtetasve shqiptarë:
1. Në faqen zyrtare të internetit të Administratës Tatimore: tatime.gov.al, klikoni në menunë e-Shërbime:


2. Zgjidhni rubrikën “Për individë”

3. Dhe më pas klikoni në linkun e evidentuar:

4. Plotësoni të dhënat personale në të gjitha fushat e Formularit që do t’ju shfaqet:


– Regjistrimi i shtetasve të huaj (jorezidentë)

Për t’u regjistruar, çdo individ i huaj (ose një person i autorizuar prej tij) duhet të paraqitet në zyrat e shërbimit të tatimpaguesve, ku do të pajiset me një numër identifikimi dhe fjalëkalimin përkatës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRreth 64 mijë persona të dy apo më shumë punësuar, duhet të deklarojnë të ardhurat vjetore
Artikulli tjetërUASHINGTON – FMN shqyrton taksën globale për korporatat