Ballina Bota

COVID-19 – Greqia hap kufijtë për të vaksinuarit me Sputnik V

ATHINË, 25 maj /ATSH-AFP/ – Turistët që janë vaksinuar kundër COVID-19 me Sputnik V do të mund të shkojnë në Greqi pa probleme, deklaroi një ministër grek, edhe pse Bashkimi Europian nuk e ka njohur ende.

“Ata që vaksinohen me Sputnik V dhe tregojnë një certifikatë të vaksinës, nuk do të kenë as problemin më të vogël”, deklaroi sot ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias gjatë një udhëtimi në Rusi.

“Një vendim përfundimtar do të merret nga BE së shpejti dhe kjo do të ndiqet nga Greqia”, shtoi Dendias.

Hyrja në Greqi pa pasur nevojë për karantinë është gjithashtu e mundur për udhëtarët që paraqesin një rezultat negativ të testit PCR për virusin./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja: Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve hapet në 31 maj 
Artikulli tjetërKosovë/ ​Një humbje jete dhe 11 raste të reja pozitive me COVID-19